Maluma arrin në Shqipëri, poston foton e parë nga Tirana

0
Maluma arrin në Shqipëri, poston foton e parë nga Tirana
Gjigandi

Sonte (14 mars) një prej yjeve më të njohura të muzikës ndërkombëtare, Maluma do të mbajë koncert në Tiranë.

Pak ora para nisjes së koncertit madhështor, artisti nga Kolumbia tashmë ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë.

28-vjeçari bëri të ditur një gjë të tillë përmes një postimi në InstaStory, teksa postoi një foto nga makina ndërsa vendosi në lokacion Tiranën.

Foto: Maluma/InstaStory

RonaTyra

Kujtojmë që koncerti i tij është në kuadër të turneut evropian “Papi Juancho” që artisti nga Kolumbia ka nisur prej ditësh, ndërsa pas Tiranës do të vazhdojë edhe në disa tjera të Evropës.

Përveç Malumas, dy artistët shqiptarë, Ronela Hajati dhe Elgit Doda do të hapin koncertin e yllit latin përpara se ai të ngjitet në skenë.

/abc24.al/

Foto: Maluma/InstaStory

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu