Maliqi: 10 % e deputetëve të opozitës kanë marrë garanci për të qenë vitin tjetër në Kuvend

0
Gjigandi

Deputeti Lefter Maliqi tha në intervistë në studion e Ora News se opozita e bashkuar fiton bindshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I bindur për humbje të thellë të kreut të Qeverisë, Maliqi thotë se 10 përqind e deputetëve aktualë nga opozita parlamentare, kanë marrë garancinë e Edi Ramës për të qenë deputetë edhe në legjislaturën e ardhshme.

Sipas tij, Kryeministri po bën gjithçka që të pengojë koalicionet parazgjedhore, por nuk ka për t’ia arritur dot.

I pyetur për Presdientin Meta në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, deputeti Maliqi nënvizon se kreu i shtetit ka krijuar pjekurinë e duhur politike, edhe pse jo pak herë është përballur me thika pas shpine.

Bashën si Kryeministër e sheh ndryshe nga Edi Rama, dhe deklaron me bindje se ka ardhur koha që të jetë në këtë post.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu