Mali i Tomorit në Shqipëri, destinacioni i turistëve belgë në këto ditë prilli

0
Mali i Tomorit në Shqipëri, destinacioni i turistëve belgë në këto ditë prilli
Gjigandi

Pranvera po troket në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit, ku së bashku me lulet e para që filluan të çelin, edhe turistët e huaj po e frekuentojnë atë.

Pas grupit të turistëve hungarezë, të para disa ditëve, një grup me turistë belgë vizituan sot Parkun Kombëtar Mali i Tomorit.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat bën të ditur se “kompanitë turistike kanë filluar të sjellin grupe turistësh që në muajin prill. Një grup turistësh belgë, nën guidën e Albania Rafting, vizituan zonën e Dardhës në Malin e Tomorit”.

“Shtegu i ndjekur ishte Zalli i Dardhës – Qafa e Skurrës – Kalaja e Tomorit. Ky është një nga shtigjet më të preferuar për turistët vendas dhe të huaj në këtë zonë. Është një fillim i mbarë i sezonit, i cili sapo ka filluar”, thekson ADZM Berat.

Sipas ADZM Berat, megjithëse tashmë Mali i Tomorit është një destinacion gjithëvjetor, deri në krijimin e bazave akomoduese dhe mikpritëse, vera do të jetë stina kryesore e turizmit.

RonaTyra

Parku Kombëtar Mali i Tomorit është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve vendas dhe të huaj në të gjitha stinët, por në stinën e dimrit mali ofron pamje mahnitëse, duke dhuruar aventurë për turistët edhe në ditët më të acarta të tij.

Ky park ka një sipërfaqe prej 24 723 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Ai shtrihet në 2 qarqe të mëdha si ai i Beratit dhe i Elbasanit. Ai përbëhet nga 12 monumente natyrore, 2 biomonumente, 10 gjeomonumente, si dhe 125 burime natyrore, të cilët befasojnë turistët./ATSH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu