Maldini: Nëse do të largohesha nga Milani, do të luaja vetëm për këtë skuadër

Paolo Maldini ka thënë se nëse do të largohej ndonjëherë nga Milan, atëherë do të luante vetëm për Real Madridin

Legjenda italiane, Paolo Maldini tërë karrierën e tij futbollistike e ka kaluar te skuadra e Milanit, me të cilën skuadër fitoi gjithçka.

Ai kishte një karrierë shumë të suksesshme në Milan, por e pranon se nëse do të largohej ndonjëherë, atëherë skuadra e vetme që do të zgjedhtë është Real Madrid.

“Nëse do të më duhej të luaja për ndonjë skuadër tjetër pos Milanit, atëherë ajo do të ishte Real Madrid. Unë gjithnjë e kam parë Realin si skuadrën që kishte vlerat si të Milanit”, tha Maldini.

Maldini luajti 24 sezone për Milanin, ku fitoi 7 Serie A, pesë Superkupa të Italisë, pesë Liga të Kampionëve, pesë Supercupa të Evropës, dy Kupa Internacionale dhe një Kupë të Botës për Klube.

Paolo Maldini

Kontrolloni gjithashtu

Zyrtare: Real Madrid përforcohet me një superlojtar

Vinicius Junior është futbollist i ri i kampioneve të Evropës dhe Botës, Real Madrid. Real …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *