Makina që zbuloi vrasësit e Hekuran Billës! Nipi mori hakun e dajës

0
Gjigandi

Duke përdorur kartën e klientit korrekt, Sebastian Mali mbërriti në këtë pikë servisi në Laprakë, tre orë para vrasjes së Hekuran Billës. Nën justifikimin se kishte takim me të dashurën, ai kërkoi makinën e tyre.

Ai iu lut punonjësit të servisit që të parkonte makinën e tij “Smart” në servis dhe të merrte me vete një makinë “Nissan Micra” që më vonë shfaqet në një radhë kamerash sigurie teksa i paraprin makinës së vrasësve që mbrëmjen e 11 qershorit qëlloi me 19 plumba Billën.
Sipas prokurorisë kjo zbuloi skemën e përdorur nga vrasësit. Pikërisht me këtë “Nissan Micra” u shoqërua automjeti që më pas u gjet i djegur mbas krimit në fshatin Pezë. Sipas burimeve të sigurta të Top Channel, Sebastian mali e mori mjetin 20 e 30 minuta të datës 11 qershor, me justifikimin se do të takonte të dashurën. Ai u rikthye në 23:00 për të marrë më pas makinën e tij që kishte parkuar në servis.
Për këtë nder ai i kishte qerasur punonjësit e servisit me një pije freskuese, por edhe makina “Smart” nuk ishte në pronë të të riut, ishte marrë me qira në Shkodër.
Hetimet zbuluan se Viktor Marku e mori me qira “Smart-in” më dy mijë lekë dita dhe pas krimit motra e tij u paraqit dhe pagoi detyrimin përkatës.
Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se Viktor Marku ka dalë nga Shqipëria në datën 19 janar thonë burime të prokurorisë, që saktësojnë se pavarësisht kësaj alibie një dëshmitar në Shkodër i rrëfeu policisë se mjetin “Smart” ja kishte dhënë Viktor Markut, që është vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Hekuran Billa në Britaninë e Madhe.
Mbi këto dyshime të dielën do të dali përpara gjykatës, nipi i Viktor Markut, Sebastian Mali, i cili dyshohet për vrasje, ndërsa daja i tij pritet të dal përpara gjykatës në fillim të javës.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu