Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Sarandë, ku ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar.
Mësohet se shtetasi me iniciale shtetasi S. Ç., 46 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku dhe mbeti i dëmtuar së bashku me pasagjerin.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.07.2022, rreth orës 12:40, në fshatin Gjashtë, Sarandë, shtetasi S. Ç., 46 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar, së bashku me pasagjerin, shtetasin M. Ë., 25 vjeç. Të dy shtetasit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.