Gjigandi
Ballina Lajme Shqip Majlinda Bregu: Qeveritë e Ballkanit Perëndimor të marrin përgjegjësinë për tregun e...

Majlinda Bregu: Qeveritë e Ballkanit Perëndimor të marrin përgjegjësinë për tregun e përbashkët

0
5

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor do të konfirmojnë nesër në samitin e procesit të Berlinit planin aksionar për krijimin e tregut të përbashkët regjional ka thënë sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Regjional  (RCC) Majlinda Bregu duke ftuar qeveritë që të marrin përgjegjësinë e realizimit të këtij plani, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

“Tregu i përbashkët regjional nuk është ide e re. Ky është plan i shkëlqyeshëm i krijuar në katër liri, njëjtë sikur tregu unik i BE-së i ndihmuar me investimet në segmentet e digjitalizimit, inovacionit dhe atë industrial”, tha Bregu në mbledhjen e ministrave të jashtëm në kuadër të procesit të Berlinit.

Sipas saj plani aksionar është përpiluar nga RCC, Komisioni Evropian, organizatat regjionale dhe institucionet ndërkombëtare financiare, ndërkohë ju mbetet qeverive të marrin përgjegjësinë e realizimit të këtij plani”, kumtoi RCC.

RCC thekson se “papunësia, situata ekonomike, rrjedhjen e fuqisë punëtore, njerëz të rinj që braktisin ekonominë, realiteti jo trimërues të situatës në Ballkan”, ku 71 për qind e të rinjve mendojnë si të dalin jashtë për punë, ndërsa 43 për qind pranojnë shpërnguljen për shpresën e humbur.

“Nuk është përparimi në këto rrethana dhe për këtë shkka nuk duhet  komplikohen shtesë gjërat por të ju jepet mundësia që të realizohen propozimet e gjashtë ekonomive të Ballkanit. Politika është orientuar në kufij dhe konteste dhe kjo nuk i ndihmon pasurimit të regjionit. Shpresoj se tregu i përbashkët regjional do të mbështetet dhe do sigurohet integrim ekonomik i regjionit. Nëse kjo ndodhë të gjithë do të përfitojmë”, tha Bregu.

Tregu i përbashkët regjional sipas RCC, mbështetet në rezultatet e planit shumëvjeçar aksionar për hapësirën ekonomike që u pranua para tri viteve në samitin e liderëve që do mundëson qarkullim të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe forcës së kualifikuar punëtore. 

Në takimin e sotshëm të ministrave ku nikoqir ishte ministria e jashtme bullgare dhe ministrja Ekaterina Zaharieva dhe ministria e jashtme maqedone me ministrin Bujar Osmani, morën pjesë shefat e diplomacisë të 6 vendeve, përfaqësuesit e BE-së dhe organizatat ndërkombëtare.

Nesër në samitin në Sofje me kryesimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së veriut, do të marrin pjesë kryeministrat e procesit të Berlinit dhe duhet miratojnë planin aksionar për tregun e përbashkët për Ballkanin dhe rekomandimet për integrimin e romëve.

Në hapje të pjesë zyrtare të tubimit merr pjesë edhe fol edhe kancelaria gjermane Merkel, komisari evropian Varhej dhe sekretarja e RCC Majlinda Bregu.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu