Ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen djali i reperit të njohur, Majk, Roani.
Ky i fundit kremton ditëlindjen e pestë, ndërsa nuk ka munguar një dedikim special nga i ati.
Artisti shqiptar ka shpërndarë disa momente të lumtura të tyre në Instagram dhe po ashtu ka përzgjedhur fjalët e duhura për të birin.
Foto: Instagram
“Urime ditëlindjen e pestë zemra e babit. Të paça gjithmonë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Kastriot Rexha (emri i vërtetë) ndan Roanin me ish-partneren e tij, Majlinda Zeka.
Majku në anën tjetër po vazhdon punën për projekte të reja muzikore dhe të fundit e solli ditën e djeshme (e mërkurë).
Fjala është për bashkëpunimin me reperin Gjiko të quajtur “Kce Kce” që deri më tani ka kaluar shifrën e 500 mijë klikimeve në YouTube.
/abc24.al/