Majk publikon “Katile”

Ashtu siç kishte paralajmëruar javë më parë, reperi i njohur Majk solli këngën e tij më të re “Katile”.

Një këngë e lehtë me ritme verore ishte e duhura për ta sjell reperin të freskët me projektin e tij të parë për sezonin veror 2017.

“Tekstin dhe muzikën i kam punuar vet, gjersa instrumentalin e kanë punuar Butrint Buçinca & Duja. Klipi është punuar nga Entermedia. Xhirimet janë kryer në Shqipëri”, ka thënë Majk.

Edhe këtë herë, reperi i njohur nuk zhgënjeu me paraqitjen e tij në klip, duke u shfaqur si gjithmonë trendy dhe me stil.

Kjo nuk do të jetë kënga e vetme e Majkit për këtë sezonë, pasi në muajt e nxehtë ai pritet të vijë edhe me dy projekte të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Mozzik përfundoi në gjykatë!

Nuk thotë kot që kur je me pushime gjëja më me vlerë që mund të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *