Majk jep detaje rreth bashkëpunimit me Ledri Vulën: Do të jetë një prej hiteve të verës

0
Gjigandi

Rep-artisti shqiptar, Kastriot Rexha, i njohur ndryshe si Majk, vazhdon të mbetet aktiv sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Edhe gjatë pandemisë coronavirus ai ka lansuar dy prej tyre me video tekst, e që morën miliona klikime në platformën YouTube.

Kohëve të fundit ai është përgatitur për të sjellë dy bashkëpunime, njërën me reperin Getoar Selimi e tjetrën me Ledri Vulën.

Për këtë të fundit ai kishte folur më shumë në një intervistë për Prive, ku ka treguar më shumë rreth projektit muzikor me Ledrin, me të cilin në të kaluarën kishin pasur edhe disa probleme.

“Ka qenë një dëshirë e dy anshme, e kahershme, dhe e kemi parë të arsyeshme ta bëjmë tani. E kam pasur një projekt timin, që një vit dhe e pashë të arsyeshme të ftoj atë”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu