Lushnje/ Ndërtohet prita mbi Lumin Shkumbin në Thanasaj, Balla: Së shpejti nis puna dhe për asfal…

0
Lushnje/ Ndërtohet prita mbi Lumin Shkumbin në Thanasaj, Balla: Së shpejti nis puna dhe për asfal…
Gjigandi

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako dhe keyetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa pa nga afër punën që po kryhet për ndërtimin e pritës mbi Lumin Shkumbin në Njësinë Administrative Thanasaj në Lushnje.

Në fjalën e tij Balla tha se ndërtimi i pritës lumore ishte një nevojë emergjente dhe që kërkohej prej shumë kohësh nga banorët, pasi sa herë kishte reshje, lumi rrezikonte përmbytjen e banesave të banorëve.

Gjithashtu Balla i garantoi banorët e kësaj zone se pas përfundimit të pritës së lumit do të nisë investimi për ndërtimin e rrugës në Thanasaj.

E cila sipas Ballës ka një rëndësi të madhe për lehtësimin e lëvizjes së banorëve të zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu