Lushnje/ Gërryente lumin Shkumbin me mjete të rënda, shoqërohet në polici 51-vjeçari

0
Gjigandi

Një 51- vjecar është shoqëruar në Komisatiatin e Lushnjes, pasi në mënyrë të paligjshme ka gërryer pranë shtatit të lumit Shkumbin.

Gërryerja është bërë nga dy mjete të rënda, specifikisht nga një eksavator dhe një kamion duke nxjerr inerte nga lumi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për zbardhjen e veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

RonaTyra

Policia e Lushnjës dhe IKMT evidentuan dhe goditën një tjetër rast të krimit mjedisor.

Gërryente shtratin e lumit Shkumbim, procedohet penalisht shtetasi që kishte në përdorim mjetet e rënda.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë orëve të vona të natës, në fshatin Thanasaj, kanë konstatuar 2 mjete të rënda duke nxjerë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin R. J., 51 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator dhe një kamion, të cilët ishin në përdorim nga ky shtetas.

Gjithashtu, IKMT po vijon procedurën për ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu