Luksi i institucioneve shqiptare, blejnë limuzina e fuoristrada për drejtuesit, AKU 500 milion lekë automjete

57

Sic duket drejtuesit e institucioneve në Shqipëri luksin e kanë priroritar. Kjo gjë vihet re  dukshëm tek kërkesat që këta kanë bërë në lidhje me blerjen e automjeteve të reja.

Ndër to bie në sy Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, institucion ky që kërkon blerjen e 37 automjeteve me vlerë 500 milion lekë.

Lista e institucioneve dhe automjeteve:

  • 1 automjet sedan limuzinë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 88 milion lekë
  • 1 automjet për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, me vlerë 100 milion lekë

    • 37 automjete vetura për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 500 milion lekë ose 1 copë 13.5 milion lekë
    • 1 fuoristradë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 44.4 milion lekë
    • 14 fuoristarda për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 361 milion lekë ose 1 copë 26 milion lekë
    • 1 autoveturë për Komisioneret Publikë, me vlerë 21 milion lekë
    • 1 autoveturë për Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, me vlerë 30 milion lekë
    • 1 automjet për Qëndrën Kombëtare të Biznesit, me vlerë 25 milion lekë
    • 1 fuoristradë për Inspektoratin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, me vlerë 25 milion lekë
    • 1 automjet 8 + 1 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 27 milion lekë
    • 1 automjeti për transport materialesh + personash (i vogel) 4+1 vende për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 20 milion lekë
    • 1 fuoristradë për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, me vlere 27 milion lek
    • 1 automjet për SHÇBA, me vlerë 20 milion leke
    • Blerje 1 automjet për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, me vlerë 39 milion leke
    • Blerje 12 automjete frigoriferike për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlere 375 lekë ose 1 copë 31.3 milion lekë

 

You might also like
Comments