Lugina e luleve/ Umbria, spektakël pa spektatorë

0
Gjigandi

Çdo vit, mes qershorit dhe korrikut, fushat në Kasteluco të Norcias shpërthejnë në një mozaik të pabesueshëm ngjyrash ndërsa lulet e mbjella, lulëzojnë.

Qyteza e vogël ndodhet në provincën e Umbrias në Itali, në parkun kombëtar të maleve Sibillini, në një lartësi prej 1400 metrash. Mes mijëra luleve që çelin çdo verë, lulëkuqet janë ato që zgjasin më shumë. Por jo më pak bien në sy edhe manushaqet, zambakët etj.
Lugina e Kastelucos është ndarë në tre pjesë, të quajtura lugina e madhe, lugina e vogël dhe lugina e humbur. E gjitha ajo shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 15 kilometrash katrorë.
Fshati i Kastelucos ka një festival zyrtar për të festuar lulëzimin e luleve, por nuk ka një datë të saktë të tij pasi koha e lulëzimit vendoset vetëm nga natyra. Por, këtë vit, pandemia globale që është ndjerë veçanërisht rëndë në Itali, ka prishur çdo plan dhe ka mbajtur larg vizitorët që adhuronin përdorimin e sfondit shumëngjyrësh për një pafundëi selfiesh mes lulesh.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu