Gjigandi
Ballina Lajme Shqip Lufta në Nagorno-Karabakh rrezikon vijimin e gazsjellësit TAP që prek edhe Shqipërinë....

Lufta në Nagorno-Karabakh rrezikon vijimin e gazsjellësit TAP që prek edhe Shqipërinë. Ja përse

0
21

Në studion e emisionit “Top Talk” u fol mbi luftën që ka nisur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

I ftuar në studio ishte analisti Ilir Kulla, i cili tha se lufta që po zhvillohet në rajonin Nagorno-Karabkh mund të prekë vijimin e gazsjellësit TAP. Kjo sipas Kullës lidhet dhe me problemet që janë shfaqur në Itali, më konkretisht në rajonin e Puglias.

Denis Dyrnjaja: A mund të rrezikojë ky projekt të mos ecë më tej? A mund TAP-i të ndërprehet nga kjo rrugë?

Ilir Kulla: Për aq kohë sa lufta vazhdon dhe konflikti është atje TAP-i është i parealizueshëm. E para njëherë nuk ka përfunduar në pjesën e vet fundore në Itali për arsye politike me Lëvizjen Pesë Yjet në rajonin e Puglias dhe partitë politike që u përleshën atje për zgjedhjet rajonale. Është e qartë që për sa kohë vazhdon konflikti dhe fuqitë e tjera rajonale janë përfshirë në këtë konflikt, siç është Rusia dhe Turqia, është e qartë që ky gazsjellës është i bllokuar. Nga ana tjetër ju duhet ta keni të qartë që Azerbajxhani ka një kufi shumë të gjatë me Iranin dhe një pjesë e madhe e popullsisë iraniane i përket etnitetit azer. Po ndërkohë azerët nga pikëpamja e gjuhës janë të ngjashëm me turqit, por nga ana fetare janë të ngjashme me Iranin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu