Lubonja komenton rezultatin se 59% e shqiptarëve janë pro Ballkanit të Hapur

0
Lubonja komenton rezultatin se 59% e shqiptarëve janë pro Ballkanit të Hapur
Gjigandi

Sipas rezultateve të publikuara në anketën e zhvilluar në kuadër të Këshillimit Kombëtar, mbi 303 mijë persona, ose 59% e të pyeturve në Shqipëri janë shprehur pro nismës Ballkani i Hapur, sipas së cilës vendet e rajonit do ta rrisin bashkëpunimin e tyre në kuadër të lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit.

Mirëpo, për opinionistin Fatos Lubonja, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i bën këto hulumtime për të marr përgjigjet që do ai.

“Problemi është se Rama mendon që s’ka opozitë, dhe që këtu fillon problemi i atij këshillimi dhe se sa i vërtetë është dhe kush ishte ai që e arbitroi dhe i numëroi ato vota. Të gjitha këto i ka bëre Edi Rama”.

“Ka qene një këshillim gjoja në emër të popullit për të bërë Rama që idetë e tij i do populli, dhe këtu hyn edhe Open Ballkan, që është një teme e rrallë në Shqipëri. Edhe më herët kur kanë ndodhur ngjarjet me Kosovën, shumica janë pro idesë që mbizotëron në Kosovë, mirëpo Edi Rama është mësuar të imponojë mendimet e veta, dhe kemi këtë rezultat”.

“Mbi 59% e shqiptareve e pëlqejnë Open Ballkan? – Absolutisht JO. Oponenca kryesore që i është bërë kësaj nisme ka qenë fakti se nuk mund të bësh Open Ballkan me Serbinë ndërkohë që ke të pazgjidhur çështjen e Kosovës. Ndërkohe që këto shtete, si Bosnja e Kosova e kanë problemin nacional të pazgjidhur, dhe ky është mendim dominant në Shqipëri”.

RonaTyra

“Unë mendoj që ky është një imponim i kësaj ideje nga Edi Rama, por që mendoj se ka mbështetje ndërkombëtare. Mirëpo jo gjithmonë fuqitë e mëdha punojnë në interesat e shqiptarëve”,

deklaroi Lubonja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu