Loti 2 i unazës/ Thellohet skandali i ARRSH-së, kompania kishte marrë edhe tenderin 15 mln $ për punimet fillestare

0
Gjigandi

ARRSH është lakuar disa herë nëpër media për skandalet me tenderat e unazës së madhe por jo vetëm. Tashmë bëhet fjalë për punimet shtesë të lotit 2 të Unazës Lindore të Tiranës për të cilin është marre tenderi me vlerë 9.9 milion dollarë.

Në lidhje me këtë tender drejtuesi i ARRSH Evis Berberi jo vetëm që zgjodhi ofertën 2 milion dollarë më të shtrejtë, por ia akordoi të njëjtës kompani, ‘Albavia’, që pati fituar tenderin 15 milion dollarësh të punimeve fillestare në 2018. Historia e lotit 2 të unazës lindore, ka nisur në rreth 3 vite me parë kur për ndërtimin e 2,4 kilometër rrugë u lidh një kontratë me kompaninë ‘Albavia’ që pati fituar tenderin si oferta më mirë. Punimet ecën deri në një fare pike, pasi paratë nuk mjaftuan.

Kështu, ARRSH hapi në nëntor të vitit që shkoi një tender të ri për punime shtesë, prej afro 9,9 milion dollarësh. Fituese u zgjodh e njëjta kompani, Albavia, që pati fituar dhe tenderin fillestar për të cilin paratë nuk patën mjaftuar. Por kësaj rradhe ajo nuk kishte ofertën më të leverdisshme, por ishte renditur e katërta me 2 milion dollarë më shumë se oferta më e mirë. E gjithë kjo procedurë e ndjekur ngre dyshimet për paracaktimin e fituesit, pasi ARRSH-së i është dashur të rrëzojë katër oferta më te mira në tenderin për punimet shtesë me lotin 2 të unazës lindore, për të nxjerrë fituese pikërisht kompaninë Albavia.

Kjo kompani është e njëjta që kishte fituar edhe tenderin e pare, në të cilin fondi 15 milion dollarësh nuk mjaftoi. Projekti i unazës se madhe është kthyer një gllabërues fondesh nga të gjitha anët, kostot marramendëse dhe mënyra si përzgjidhen fituesit. Në total, vetëm për lotin 2 te unazës lindore që nis, nga Farka dhe përfundon në Shkozë taksapaguesit do të pagujnë rreth 25 milion dollarë, për 2.4 kilometër rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu