Loredana publikon fotografi prej studios muzikore, nis punën për këngën e re

0
Gjigandi

Loredana nis punën për këngën e re, publikon fotografi prej studios muzikore.“Du bist mein” apo në shqip “Ti je e imja” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga reperja Loredana Zefi dhe artisti Zuna.

Projekti i dyshes, i cili u lansua në këtë periudhë të vetë-izolimit, u mirëprit nga publiku dhe tashmë ka kaluar shifrën e 15 milionë klikimeve në YouTube.

Megjithatë, duket se kjo nuk do jetë prurja e fundit e Loredanës për këtë kohë pandemie globale.

Biondja së fundmi ka publikuar një fotografi nga studioja muzikore, përmes të cilit tregon se është duke punuar në projektin e saj të ri muzikor.

Në bazë të kësaj, duket se së shpejti do të vijë një tjetër këngë nga reperja e cila jeton dhe vepron në Zvicër por është me origjinë nga Ferizaj.

RonaTyra

Ndërkaq, Lori tash e një kohë është duke u komentuar për një lidhje të re me reperin Zuna dhe gjatë kësaj kohe dyshja kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit.

Përmes deklaratave në rrjetet sociale, e njëjta ka potencuar se ‘e ka vetëm partner në muzikë’ përkundër aludimeve të shumta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu