Lleshaj: Krimi është nën mesataren e BE-së! Nuk jemi në kohën e PD ku kishte vrasje çdo ditë

0
Gjigandi

Ministri i Brendëshëm Sandër Lleshaj, në fjalën e tij në Kuvend, ka deklaruar se krimi në Shqipëri kë një ulje galopante nga viti në vit, duke theksuar se në gjë e tillë do të ndodh për aq kohë sa PS-ja do të drejtojë vendin.

Në përgjigje të deputetit të opozitës së re, Halit Valteri i cili thirri interpelancën, Lleshaj tha se krimi në Shqipëri është poshtë nivelit mesatar Europian.

“Ka ulje galopante të krimit. Për këdo që di shkrim dhe këndim t’i referohet shifrave zyrtare të cilat thonë se kanë rënë vrasjet në Shqipëri nga 2012 deri sot. 126 në vitin 2012, kur drejtohej nga PD-ja. Ndërsa në vitin 2019, ky numër ka qenë 57 dhe sot ky numër është 21, pra një tendencë të dukshme të ulët me një vit më parë. konkluzioni i juaj për rritje galopante të krimit është shtrëmbërim i realitetit. Problemi i juaj është ku i keni referencat, ose flisni me gojën e shifrave të institucioneve shqiptare ose me mendjen dhe gojën e tjetër kujt, mesa shoh ju keni vendosur të flisni me gojën dhe mendjen e tjetër kujt. I bie që nëse kemi do ditë vrasje, do të kemi 365 vrasje pra shkojmë në kuotat e qeverisje suaj, por jemi në vitin 2020 poshtë mesatares europiane. Po ju ftoj që të zgjidhni me përgjegjësi të lartë referencat tuaja. Do ketë ulje të kriminalitet për aq kohë sa do e qeverisim ne. OFL ka marrë një përpjekje të gjerë, 43 vendime gjykatë për konfiskim dhe sekuetrim që inkurajon thellimin e punës që provojnë drejtësinë dhe angazhimin serioz. Kemi 72% më shumë hetime proaktive kundër kultivimit të kanabisit. Ftoj zyrtarët në vend për angazhim të pandërprerë dhe kujdes të shtuar se cedimi sado i vogël do të shoqërohet me pasoja të rënda penale jo vetëm për ato të përfshirë drejtpërdrejtë në krim, por edhe për zyrtarët që kanë detyrim kontrollin e territorit. Edhe këtë vit sasitë e kapura në vendet fqinje me origjinë nga Shqipëria janë në rënie krahasuar edhe më një vit më parë, në Puglia janë kapur 1769 kg lëndë narkotike nga Shqipëria. Mund të duket shumë, por ka pasur kohë kur kemi çuar tonelata të tëra, kur keni krijuar tonelata të tëra, kur jeni bërë markë e turpshme me Lazaratin e turpshëm. Kemi mbërritur në minimume historike“, tha Lleshaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu