Liverpool në verë është duke provuar të transferojë sulmuesin e RB Leipzig

0
Gjigandi

Liverpool në verë është duke provuar që më patjetër të transferojë sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

Kështu ka thënë eksperti i merkatos njëkohësisht gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, burimet e të cilit shumicën e rasteve janë të sakta.

Sipas tij, dy klubet ende nuk kanë nisur bisedimet, por gjermani ka biseduar me Klopp disa herë, transmeton Scanner.

“Dy klubet nuk janë në bisedime të avancuara, por Liverpool e dëshiron Werner”.

“Ai ka biseduar me Klopp disa herë dhe do pres për kalimin te Liverpool. Ai do shikojë ofertat e tjera vetëm nëse Liverpool heq dorë”, tha Romano.

RonaTyra

Manchester United dhe Chelsea janë dy skuadrat e tjera të interesuara për Werner.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu