Liverpool dhe Man City në garë për Koulibaly – ‘Reds’ janë favoritët

0
Gjigandi

Vazhdon gara për Kalidou Koulibaly.

Para merkatos së verës, Koulibaly është një nga mbrojtësit që përmendet më së shumti, me skuadrat e Premierligës që duan shërbimet e tij.

Ylli i Napoli, i cili vlerësohet me më shumë se 100 milionë euro, po vëzhgohet nga Liverpool dhe Manchester City.

Sipas raportimeve të ‘Tuttomercatoweb’, Liverpool është në ‘pole-position’ për shërbimet e senegalezit, në garën me Man City.

Qendërmbrojtësi mund të përfundojë në ‘Anfield’, pasi Klopp synon gjithsesi një mbrojtës, kur kemi parasysh se Dejan Lovren do të largohet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu