Listerine për puçrat, vodka për erën e keqe të këmbëve, ja si duhet të veproni

0
Gjigandi

Të gjithë kemi në shtëpi medikamente të ndryshme për probleme si të vjellat, era e keqe e kembeve etj. Mjaftojmë të dimë t’i përdorim ato. Më poshtë do të lexoni për disa metoda popullore të trajtimit të problemeve të ndryshme të cilat mund të duken pak të çuditshme, por funksionojnë.

Listerine për puçrat. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por listerina funksionon shumë shpejt për përtharjen e puçrave. Zhysni pak pambuk në Listerine dhe aplikojeni tek puçra tre herë në ditë derisa të ndieni se është përtharë. Listerina ka veti antiseptike të cilat përshpejtojnë procesin e shërimit.

Limonë ose ullinj për të vjellat. Personave që udhëtimi me makinë ose mjete të tjera transporti u shkakton të përziera dhe të vjella, u rekomandohet të përtypin limon ose ullinj. Këta komponentë ndihmojnë për të tharë pështymën dhe për të larguar ndjesinë e të vjellave.

Vodka për erën e keqe të këmbëve. Nëse keni probleme me erën e keqe të këmbëve, thjesht fshijini ato me një pecetë të lagur në vodka. Vodka përmban alkool dhe veti antiseptike të cilat i thajnë shpejt këmbët ndërsa largojnë çdo bakter të gjendur në to.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu