Linte fshatin në terr, elektriçisti i priste dritat fshatit vetëm për të takur me të dashurën

0
Gjigandi

Një elektricist indian ka shkaktuar kaos tek banorët e fshatit pasi i ndërpriste atyre energjinë elektrike për të takuar të dashurën e tij.

I dashuruar marrëzisht pas vajzës së fshatit, elektricisti detyronte banorët e fshatit të qëndrojnë në terr sa herë që ai takonte të dashurën e tij.

Sa herë ikte dielli dhe afrohej nata, elektricisti që dashuronte vajzën ndërpriste energjinë në të gjithë shtëpitë e banorëve dhe shkonte nxirrte mallin me vajzën e ëndrrave të tij. Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të ngjashme.

Pasi hulumtuan, u gjet edhe shkaktari i ndërprerjes së energjisë elektrike. Ai ishte vetë elektricisti i fshatit. Ata fillimisht menduan ta dëbonin nga vendlindja, por kur mësuan historinë ndryshuan mendje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu