Liga e Francës, nis fundjavën e 22 dhe 23 gushtit!

0
Gjigandi

Liga e parë franceze ishte një nga dy kampionatet e mëdha në Europë sëbashku me Eredivisien holandeze që u ndërpre përfundimisht pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, për këtë arsye Franca do të jetë një nga shtetet e para që do të nisë sezonin e ri futbollistik 2020-2021 pasi prej më shumë se 4 muajsh nuk është në aktivitet.

Pasi u zyrtarizua që formula e edicionit të ardhshëm nuk do të ndryshojë, tani ka ardhur edhe zyrtarizimi për datat se kur do të fillojë sezoni i ri. 

Ligue 1 do të startojë në 22 gusht, me javën e parë të kampionatit që do të luhet fundjavën e 22 dhe 23 gushtit.

Nuk është përcaktuar ende kalendari, ndërkohë është për t’u përmendur që kampionët e Ligue 1, PSG, do të luajnë dhe në Champions League gjatë muajit gusht, po ashtu dhe Lyon, me dy skuadrat që nuk do të kenë thuajse asnjë ditë pushim. Ndërsa kampionatet e tjera të mëdha europiane, janë planifikuar të fillojnë në muajin shtator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu