Lideri nuk arriti më shumë se një pikë nga Skenderaj

0
4

Trepça ’89 nga Mitrovica me barazimin në Skenderaj me rezultat 0:0 me Drenicën, i ngushtohet diferenca me pozitën e dytë, kampionin në fuqi Feronikelin nga Drenasi. ’89-shi kryeson renditjen me 58 pikë, shtatë më shumë se Feronikeli, kurse Prishtina është në vend të tretë me 48 pikë, Llapi i katërti me 46 sosh etj. Drenica pati më shumë mundësi shënimi por nuk arriti të gjejë golin, derisa Trepça’89 kryesisht u përpoq të gjejë golin nëpërmjet kundërsulmeve, po nuk pati sukses, derisa nga minuta e 79-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Kabba Sambou pas dy kartonëve të verdhë, derisa në minutat shtesë me karton të kuq u ndëshkua edhe Qëndrim Krasniqi i Drenicës. KF Drenica tani është në vend të shtatë me 29 pikë dhe gjithnjë e më shumë ikë nga zona e skuadrave të rrezikuara. Në javën e 26-të të elitës së futbollit, Trepça ’89 do të takohet me Ferizajn, Drenica luan në Prizren me Lirinë dhe Feronikeli e pret Dritën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here