Liam nuk e ka marrë ende veten nga ndarja me Miley-n dhe është i dekurajuar

0
Gjigandi

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus i dhanë fund lidhjes së tyre 10-vjeçare në gusht të këtij viti, pak muaj pasi ishin kurorëzuar me martesë. Me sa duket, kësaj radhe ndarja është përfundimtare, ndryshe nga herët e tjera. Pas ndarjes, Miley ka vazhduar para duke provuar të krijojë lidhje të tjera, ndërsa Liam është parë shpesh në shoqërinë e aktores Maddison Brown, por nuk ka asgjë zyrtare rreth marrëdhënies së tyre. Ndërkohë që Miley duket shumë e lumtur, Liam-i ende nuk e ka marrë veten nga ndarja.

Bashkëshortja e vëllait të tij Chris Hemsworth, Elsa Pataky, e cila ka pasur një marrëdhënie të ngushtë si me Miley-n, ashtu edhe me Liam-in, ka folur në një intervistë rreth ndarjes së bujshme të kunatit të saj.

“Pas një lidhjeje që i dedikoi 10 vite, kunati im është i dekurajuar. Megjithatë, po ia del mirë. Ai është një djalë i fortë dhe meriton më të mirën. Mendoj se meriton shumë më shumë. Familja është gjithmonë aty për të të mbrojtur. Ai dhe vëllai i tij janë shumë të lidhur dhe Chris ka qenë aty për t’i dhënë forcën që ka nevojë”, -është shprehur ajo.

Liam nuk ka folur publikisht rreth ndarjes dhe as nuk ka në plan ta bëjë. Siç u shpreh në një postim në Instagram, “Kjo është një çështje private dhe nuk do ta komentojë. Thjesht i uroj Miley-t më të mirën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu