Lewandowski ‘përulet’ para Messit: Çdo sulmues do të ëndërronte të luante përkrah tij

0
Gjigandi

Robert Lewandowski rishikon lajmet e Barcelonës në një intervistë për “Mundo Deportivo”. Sulmuesi polak flet për gjithçka dhe për të gjithë: pezullimin e tij, bisedat që pati me Messin në Kupën e Botës, golat e Barçës nga tani deri në fund të sezonit, muajt e tij të parë në “Camp Nou”…

Lewandowski shpjegon edhe ngecjen në Champions League. Çfarë ndodhi që Barça u eliminua në fazën e grupeve? “Në Champions League nuk dinim saktësisht se si të fitonim apo si të luanim për të fituar, por në La Liga kemi bërë shumë mirë, – thotë ai dhe vazhdon: – Duhet të vazhdojmë të punojmë, sepse ka ndeshje në të cilat fiton lehtësisht dhe shënon shumë gola, por ka të tjera ku kalon një ditë të keqe dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi veçse të fitosh dhe të shkosh në shtëpi me tri pikët”.

Polaku, po, është optimist për pjesën e mbetur të sezonit: “Pas katër muajsh në Barcelonë, dhe tani pas Kupës së Botës, ne e dimë se kemi mundësi për të fituar tituj. Sigurisht që duhet të mendojmë për këtë, por çdo titull është i vështirë”.

Sa i përket fituesit të ardhshëm të “Topit të Artë”, Lewandowski është i qartë: “Ka ndoshta një lojtar më shumë që luan për të njëjtin klub, por ka vetëm një Botëror që vendos se kush do ta fitojë atë këtë sezon. Leo është tani favoriti i parë, me besim për atë që ka arritur, çka do të thotë gjithçka për të. Tani mund ta shijojë sërish atë”.

Messi del në bisedë dhe polaku pyetet nëse do të donte të luante me argjentinasin: “Nuk varet nga unë. Sigurisht, ne shohim që tani luan më shumë si ‘playmaker. Ndoshta Leo shënon më pak gola dhe iu jep më shumë pasime shokëve të tij, edhe pse vazhdon t’i tundë rregullisht portat kundërshtare. Por krahasuar me herët e tjera, tani është futbollisti me të cilin çdo sulmues do të ëndërronte të luante në krah të tij”.

RonaTyra

Nga ana tjetër, Disiplina e dënoi polakun me tri ndeshje pezullim, pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Osasuna. “Nuk e kuptoj, sepse nuk i thashë asgjë arbitrit. E sqarova edhe trajnerin Xavi. Për mua ato fjalë nuk do të thonë asgjë të keqe, asgjë të shëmtuar. Nuk e kuptova pse u pezullova tri ndeshje, vërtet. Nuk e kuptoj se i meritoj me siguri”.

Lewandowski u pyet për bisedën e famshme që pati me Messin në Kupën e Botës në fund të ndeshjes mes Argjentinës dhe Polonisë: “Mund të them vetëm se ishte një bisedë e bukur. Nuk dua të shpjegoj se për çfarë biseduam, por ishte një dialog i bukur. E di që edhe pas humbjes së ndeshjes së parë kundër Arabisë Saudite, Argjentina ishte favoriti i madh për ta fituar titullin”.

Për të ardhmen e tij dhe nëse do ta përfundojë kontratën 4-vjeçare në Barcelonë, ai tha: “Po, sigurisht. Jam i bindur se do të jem i përgatitur dhe në formë të mirë siç jam tani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu