Letër reagimi i SPBQK mbi letrën nga sinjalizuesi

0
Letër reagimi i SPBQK mbi letrën nga sinjalizuesi
Gjigandi

Letër reagimi i Sindikatës së Punëtorëve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (SPBQK) mbi letrën nga sinjalizuesi

Sindikata e Punëtorëve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës është shqetësuar me letrën nga sinjalizuesi të dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit e cila është publikuar në media të ndryshme më datë 5 maj 2022.

Duke pasur në konsideratë rolin dhe rëndësinë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), si dhe për të mbrojtur reputacionin dhe kredibilitetin e saj si dhe interesat e punëtoreve të saj, Sindikata e Punëtorëve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës kërkon nga të gjitha organet kompetente që të merren me pretendimet e sinjalizuesit dhe të sqarohen të gjitha çështjet e ngritura sa më shpejtë.

Gjithashtu, Sindikata e Punëtorëve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i inkurajon të gjithë anëtaret sindikatës që të raportojnë të gjitha parregullsitë e vërejtura pa u frikësuar, sepse janë të mbrojtur nga Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu