Lëndohet ylli i Juventusit, mungon disa javë

0
Gjigandi

Juventusi ka konfirmuar se Mattia De Sciglio e ka pësuar një lëndim në kofshën e majtë dhe do të mungojë disa javë si pasojë.

Mbrojtësi anësor u lëndua në fitoren e Juventusit 2:0 kundër Bolognas në Serie A të hënën.

Kampioni italian njoftoi përmes një komunikatë se De Sciglio kreu teste mjekësore sot të cilat gjetën se ai e ka çarë bicepsin në kofshën e majtë.

“Testet e radhës do të mbahen pas 10 ditëve”, thuhet në njoftimin e bardhezinjve.

RonaTyra

Kjo nënkupton se ai do të mungojë disa javë, gjë që do t’i shkaktojë kokëçarje trajnerit Maurizio Sarri duke qenë se mbrojtësi tjetër anësor, Alex Sandro është po ashtu i lënduar.

Ndërsa Danilo, po ashtu mbrojtës anësor, mori karton të kuq kundër Bolognas, që nënkupton se Juve do të jetë pa mbrojtës të majtë për ndeshjen e ardhshme me Lecce.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu