Leipzigu ka hequr dorë

0
Gjigandi

Leipzigu ka hequr dorë nga shërbimet e Ethan Ampadu, i cili do të rikthehet te klubi që zotëron kartonin e tij, Chelsea. 

Klubi gjerman nuk ka pranuar të zgjatë periudhën e huazimit për të paktën dhe një muaj dhe nuk do ta ketë në dispozicion talentin uellsian për ndeshjen e Champions League, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Ampadu la Chelsea-n për të pasur hapësira në Gjermani me Leipzig, por u akviziua shumë pak nga trajneri Nagelsmann. Në Bundesligë, qendërmbrojtësi 19-vjeçar luajti vetëm 3 ndeshje, të gjitha si zëvendësues, me një total prej 78 minutash.

Tashmë, Ampadu do të rikthehet në Londër, ku trajneri Lampard mund t’i japë një shans për sezonin e ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu