Legjenda e Interit: Nuk e di se ku do ta vazhdojë karrierën Lautaro Martinez

0
Gjigandi

Diego Milito sulmuesi legjendar i Interit pati një ndikim të madh në transferimin e Lautaro Martinez te zikaltrit.

“El Principe” aktualisht ka një post drejtuesi te Racing Club, klub ku u rrit si futbollist numri 10 i Interit dhe  nuk ka sesi Milito të mos japë një mendim për të ardhmen e Lautaros i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona:

“Lautaro nuk u transferua te Interi falë meje, por sepse zotëron një talent të jashtëzakonshëm dhe është një futbollist i madh. Mendoj që te Interi ai ndihet mirë, por të luajë me Barcelonën dhe përkrah Messit do të ishte një mundësi e madhe për karrierën e tij. Lautaro është një futbollist shumë i kompletuar që po bën gjëra gjeniale te zikaltrit. E vërteta është që nuk e di se çfarë do të ndodhë, kam dëgjuar shumë zëra”, deklaroi Diego Milito lidhur me të ardhmen e sulmuesit argjentinas, i cili në këtë sezon ka qenë shumë deçiziv me Interin teksa ka arritur të realizojë 16 gola në të gjitha kompeticionet, madje 5 prej tyre në Champions League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu