Legjenda e futbollit, Prekazi: Urime për gazetën ‘Bota sot’

0
Gjigandi

Legjenda e futbollit të Kosovës, Rafet Prekazi, ka fjalët më të mira për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Selektori i kombëtares së Kosovës U-21, uron 25 vjetorin e gazetës “Bota sot”.

“Urime, urime e shumë urime për gazetën “Bota sot”, e qindra vite tjera të suksesshme”, uron Prekazi. 

Rafet Prekazi është futbollisti më i ri shqiptar që ka luajtur në finalen e Kupës së Marshall Titos, ku me Trepçën nga Mitrovica pas 120 minutave kishin pësuar humbje me 1:0 nga Rijeka në vitin 1978. 

Prekazi ka luajtur me Trepçën në Ligën e Parë ish jugosllave në vitin 1977-1978, pastaj me gjeneratën e artë të Prishtinës së Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kutjim Shalës, Zoran Batroviqit, Sahit Kelmendit etj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu