Legalizimi i kanabisit, Panariti: Çmenduri, BE nuk lejon importin jashtë unionit

0
Gjigandi

Ambicia e qeverisë është që brenda korrikut të miratoj ligjin që lejon kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Ky është qëndrimi i kryeministrit, Edi Rama, i cili thekson se tani më janë pjekur kushtet për këtë iniciativë.

Por ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se ky është një “hap i nxituar dhe i gabuar” dhe që synon qëllime të fshehta. Z. Panariti duke iu referuar një studimi në SHBA, tha se kjo gjë do të rrisë përdorimin e kanabisit tek të rinjtë dhe gjithashtu vendi nuk është i aftë ta kontrollojë në një kohë kur ka probleme me kultivimin e kanabisit ilegal.

“Një studim në SHBA ku kanë marrë pjesë 22 mijë persona të moshës 12-18 vjeç, tek këta ka një rritje të ndjeshme të përdorimit të drogës nga legalizimi i kanabisit, një risk që marrim përsëri nëse do ta legalizojmë. Të ngresh një problem të tillë kur Shqipëria ende ka të hapur sfidën për luftimin e kanabisit ilegal besoj se është një çmenduri dhe një akt i papërgjegjshëm.

Sipas ish-ministrit Shqipëria mbetet një patate e nxehtë sa i takon trafikut të drogës dhe për këtë arsye një vendim i tillë duhej konsultuar me agjencitë e antidrogës në SHBA dhe BE. Nga ana tjetër, z. Panariti shton se, vendi nuk ka treg për ta shitur prodhimin pasi BE nuk e lejon importin nga vende jashtë unionit.

RonaTyra

“Nuk e di nëse është konsultuar qeveria me DEA dhe BE. Ka efekt për brezin e ri, por nga ana tjetër shtrohet pyetja ku do ta shesin? Qëllimi është për eksport, në Bashkimin Evropian nuk lejohet importi i hashashit nga vende jashtë BE-së. Portugalia mund të importojë vetëm në Gjermani. Ky prodhim mund të devijojë në kanale të dyshimta”, përfundoi z. Panariti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu