Ledri i harron të gjitha, bën gjërat serioze me të dashurën e re

[ad_1]

Ledri Vula është një ndër djemtë e showbizit më të përfolur për lidhjet e tij sentimentale, edhe për faktin se shpesh ka zgjedhur vajza të njohura si partnere: Dafina Zeqirin, Anxhela Martinin, e të tjera. E dashura e fundit ishte Adela Sollaku, vajza e ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku.

Ata patën një lidhje mjaft të gjatë derisa një rrëfim i Ledrit në ‘Top Show’ ku edhe ju mbushën sytë me lot, i bindi të gjithë se nuk kishte më rikthim.

Pak kohë më parë, reperi i cili prej pak ditësh ka publikuar këngën e re ‘U harrum’, u përfol për një lidhje të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sara Hoxha e cila jeton në Gjermani.

Ditën e djeshme bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana, ka festuar ditëlindjen në një darkë intime miqsh ku treshja e suksesshme e reperave, Ermali, Lumi B dhe Ledri kishin përkrah partneret. Dy të parët bashkëshortet, ndërsa Ledri Vula, kishte ftuar Sara Hoxhën e cila në një foto të siguruar nga ‘Anabel’ pozon me dy vajzat e tjera simpatike.

Mesa duket, Ledri dhe Sara kanë kaluar lidhjen e tyre në një nivel tjetër, atë të shkruarjes bashkë në darka intime miqsh.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Elvana Gjata bashkëpunim me yllin e njohur botëror

[ad_1] Në orën 20:00 në Instagramin e artistes Elvana Gjata shfaqet një klip ku kengëtarja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *