Lazio me një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Juventusit

0
Gjigandi

Simone Inzaghi konfirmon se Luis Alberto, Jony dhe Stefan Radu nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit.

Ndeshja mes Lazios dhe Juventusit zhvillohet nesër nga ora 21:45.

“Luis Alberto nuk do të marrë pjesë në këtë lojë. Ai u stërvit këtë mëngjes, por vazhdoi të ndjejë dhimbje. E njëjta gjë vlen edhe për Jony. Unë dua të flas për ata që do të luajnë”, tha Inzaghi në konferencë për shtyp.

“Stefan Radu, Senad Lulic, Lucas Leiva dhe Correa janë të gjithë mungesë të madhe. Adam Marusic është jashtë dhe Patric u pezullua. Fizionomia e Lazios padyshim që do të kishte qenë e ndryshme dhe unë do të preferoja të luaja me një skuadër të plotë, por kjo është pjesë e lojës.”

“Dy ekipet kemi pasur një udhëtim të shkëlqyeshëm këtë sezon, do të jetë një ndeshje të mrekullueshme”, përfundoi ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu