Lazio: Karantina për gjithë skuadrën, vendim qesharak

0
Gjigandi

Shefi i mjekëve të Lazios, Ivo Pulcini, e ka cilësuar qesharak vendimin për karantinimin e gjithë grupit nëse vetëm një rast me COVID-19 paraqitet te skuadrat.

Protokolli mjekësor për Serie A është konfirmuar sot dhe skuadrat nga 18 maji mund të fillojnë stërvitjet grupore, me sezonin që pritet të vazhdojë nga 13 qershori.

“Vendosja e tërë skuadrës dhe stafit në karantinë nëse një person teston pozitiv është më të vërtetë qesharake, sipas mendimit tim”, ka deklaruar Pulcini.

“Komiteti shkencor nuk donte të dëgjonte pikëpamjet e atyre që punojnë në mjekësinë e futbollit, të cilët merren me atë që ndodh në fushë dhe jo vetëm ulen pas një tryeze”.

“Nëse kemi një rast pozitiv, e vë në izolim, pastaj do të testojmë të tjerët. Nëse ata janë të shëndetshëm dhe janë negativë, pse duhet t’i trajtoj sikurse janë të sëmurë? Jemi çmendur? A e dinë këta njerëz se çfarë bën në të vërtetë një mjek futbolli”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu