Lazanja me Salmon

10


Përbërësit:
250 gr petë lazanje (të freskëta)
400 ml Beshamel
100 gr djathë Grana Padano
300 gr filetë salmoni
vaj ulliri (ekstra i virgjër)
kripë.

Përgatitja:
Në një tigan me ujë të kripur dhe me një lugë vaj, i lëmë petat e lazanjës të ziejnë për 1 minutë. Më pas i heqim dhe i lëmë të thahen mbi një mbulesë të pastër.
Përgatisni salmonin duke e ndarë në pjesë të vogla. Në këtë pikë shtroni një shtresë beshamel në fundin e tavës. Mbulojeni me petën e parë të lazanjës dhe sipër saj shtoni beshamel, salmon dhe djathë.
Përsëriteni veprimin deri në petën e fundit të lazanjës.
Vendoseni të piqet në furrë në 200 gradë për 20 minuta. Lazanjat tuaja me salmon janë gati për t’u shërbyer në tavolinë.

Ju befte mir!

You might also like
Comments