Largohet nga klubi shqiptar, firmos në Kroaci

0
Gjigandi

Albi Doka duke filluar nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Tiranës dhe Kategorisë Superiore.

Anësori i talentuar i cili është në skadencë kontrate me bardheblutë ka arritur akordin me skuadrën kroate të HNK Goricas me të cilët do të firmosë një kontratë 2-vjeçare duke iu referuar asaj që shkruan “Panorama Sport”.

Doka tashmë mund të largohet i lumtur nga Tirana pasi me shumë gjasa do të fitojë titullin me bardheblutë në këtë sezon.

Nuk dihet ende nëse bardheblutë do të përfitojnë diçka nga largimi i Albi Dokës, por duke qenë se 22-vjeçari nuk ka më kontratë me bardheblutë dhe më 26 qershor do të mbushë 23-vjeç që i heq mundësinë Tiranës për të fituar taksën e formimit diçka e tillë do të jetë e vështirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu