Larg shenjave dhe rrudhave, maska natyrale me kungull të kuq për lëkurën tuaj

0
Gjigandi

Jo të gjithë mbeten të kënaqur me përdorimin e maskave të gatshme. Nuk është e lehtë të gjesh më të mirën për llojin tënd të lëkurës, ashtu sikurse disa prej tyre kushtojnë shumë.

Një prej elementëve që mund t’i shtoni maskës së përgatitur në shtëpi, pa u menduar dy herë, është kungulli i kuq. Këtë sezon i gjeni më lehtë se kurrë, e ju sugjerojmë të mos e humbisni. Pse të shkojmë drejt kësaj zgjedhje?

Kungulli i kuq është i pasur në vitaminë C, çka do të thotë që e mbron fytyrën nga radikalet e lira, të cilat çojnë në krijimin e rrudhave dhe vijave të theksuara të mimikës.

Ka përmbajtje të lartë magneziumi dhe hekuri, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse e mbajnë lëkurën të shëndetshme për një kohë të gjatë. Prania e zinkut do të ndihmojë në rritjen e kolagjenit dhe të rigjallërimit të qelizave, për t’ju dhënë një pamje sa më të freskët.

Ju duhen vetëm tre përbërës:

RonaTyra

14 filxhan çaji me pure kungulli

1 vezë

2 lugë çaji mjaltë

Përziejeni të gjitha bashkë dhe masën e përftuar vendoseni në fytyrë për 20 minuta. Më pas, shpëlani lëkurën normalisht me ujë të rrjedhshëm, duke e përsëritur procesin dy ose tre herë në javë. Fytyra do t’ju falënderojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu