Lapaj “ultimatum” Ramës: Këto kërkesa të plotësohen deri të shtunën

0
Lapaj “ultimatum” Ramës: Këto kërkesa të plotësohen deri të shtunën
Gjigandi

Aktivisti Adriatik Lapaj, ka lexuar gjatë protestës përpara Kryeministrisë, kërkesat e qytetarëve për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës bazë.

Lapaj thotë se qeveria ka kohë deri të shtunën për të plotësuar kërkesat, duke e vendosur në formën e një ultimatumi.
Ndërkohë, një protestues tjetër bëri me dije se të shtunën, qytetarët do të dalin në protestë dhe do të qëndrojnë aty derisa të plotësohen kërkesat.

“A. Masa per uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marxhit të fitimit për përballimin e krizës dhe garantimin e qëndrueshmërisë së çmimeve: Marrje e masave në formë të alternuar si: pezullim i taksës së qarkullimit dhe i taksës së karbonit, me qëllim afrimin e çmimit të karburantit me vendet e rajonit. Zerim i përkohshëm i TVSH-së produkteve të shportës (dhe ulja në masen 10% në vijim) dhe mbikqyrje e periodike rigoroze e tregut për reflektimin përkatës në çmime. Përcaktimi i përkohshëm i marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun. Masa për mirefunksionin e tregut dhe në mbështetje të fondit për përballimin e krizës: Pezullim i përkohshëm i a) Koncesionit të Markimit, b) Koncesionit të Skanimit dhe c) Koncesionit të Kontrollit të Pompave (bazuar në klauzolën “force major” në kontratën përkatëse dhe në mbrojtje të interesave publike), si dhe hetim e mbikqyrje ne vijimesi e operatoreve ekonomike te importit dhe tregtimit me shumice që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës, me qëllim pezullimin e perkohshem apo anullimin e tyre në favor të interesit publik.

Mbikqyrje dhe raportim periodik tremujor ne Kuvendin e Shqiperise nga Autoriteti i Konkurrencës së të gjithë perqendrimeve në treg dhe transparencë e plotë e zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomike sektoriale që vitin e mëparshëm kanë zotëruar/zoterojne mbi 25% të vlerës në sektorin përkatës, nga institucionet përgjegjëse. 6. Rishikim i buxhetit te shtetit për vitin 2022 për shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të administratës shtetërore. 7. Krijim me prioritet në kohë i një kompanie publike që të konkurojë në tregun privat të naftës dhe burime parësore të energjisë me perspektivë investimin në prodhim. C. Masa mbështetëse dhe subvencionime: Përcaktimi dhe publikimi i përvitshem i minimumit jetik si baze për mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesëshme me minimumin jetik. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Përmbledhje në Pika: Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit. Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë Përcaktimi dhe ngrirja e përkohshme e marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve. Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës dhe përcaktim i minimumit jetik. Hetim e mbikqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve. Deri të shtunën i lëmë afat qeverisë që të shqyrtojë kërkesat për të dalë me një paketë të dytë.”

RonaTyra

– tha Lapaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu