Lapaj: Kush e bëri Ramën këtë që është sot? Sistemi. Shqiptarët nuk ja dhanë votën për të qeverisur kështu

0
Gjigandi

I ftuar në emisionin Tempora, avokati Adriatik Lapaj tha se kryeministri Rama është kthyer në këtë që është sot falë këtij sistemi.

Lapaj u shpreh se shqiptarët nuk ja dhanë votën që të qeveriste në këtë mënyrë.

Adriatik Lapaj: ”Ne nuk mund ta vërtisim këtë vetëm rreth kryeministrit Rama. Kush e bëri zotin Rama ai që është sot. Unë e bëra? Ju e bëtë. Shqiptarët nuk ia dhanë votën për tu sjellë kështu, as për të qeverisur kështu. Shqiptarët nuk ja dhanë votën për të vjedhur, për të prishur Teatrin Kombëtar, për të dhënë 400 milion euro koncensione. Është sistemi i cili çdo njeri që vjen në pushtet në këtë vend e kthen në një problem për tu hequr. Pra, këtu është vështirë sa t’i hipësh kalit. Po i hipe kalit, nuk ka bir nënë që të rrëzon pa bërë trazira. Kaq e thjeshtë është kjo histori.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu