Maqedoni e Veriut, i moshuari abuzon seksualisht me një fëmijë 8 vjeç

0
Gjigandi

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Manastir, ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj personit i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – sulm seksual ndaj fëmijës nën moshën 14 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Më 25 shtator, në shtëpinë e tij në Manastir, i dyshuari 71-vjeçar ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një fëmije 8-vjeçar, të cilin e ka mbyllur në banesë.

Prokurori publik  i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu