Lajm i fundit/ Konflikt me armë në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 23:30 në zonën e Bërrylit në kryeqytet. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ka pasur të shtëna në ajër si pasojë e një konflikti mes dy grupeve të rinjsh në një lokal të njohur me emrin ‘Sanpaulo’. Nga të shtënat nuk ka pasur persona atë lënduar, ndërsa forca policie nga Komisariati numër 1 dhe 4 si dhe forcat ‘Shqiponja’ kanë mbërritur në vendngjarje. Policia po kreh zonën, ndërsa ende nuk kanë gjetur gëzhoja. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *