La pas 3 fëmijë jetimë, detaje të dhimbshme nga mbytja e nënës me vajzën – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Palombarët kanë nxjerrë trupat e pajetë të nënës dhe vajzës së saj, të cilat humbën jetën tragjikisht pak minuta më parë në rezervuarin e Alarupit në Pogradec.
Vajza e mitur mësohet se ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nëna më pas ka hyrë në ujë për ta shpëtuar, por përpjekja e saj rezultoi fatale.

Trupat e pajetë pritet t’i nënshtrohen tashmë ekspertizës mjekoligjore, ndërsa ekspertët do të përcaktojnë edhe shkaqet e vërteta të ngjarjes tragjike.
Mesohet se gruaja Liri Mazelli, e cila humbi jetën në rezervuar së bashku me të bijën ishte nëna e katër fëmijëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rreshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.
Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjec.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu