Kylie Jenner me një tjetër “Rolls Royce”, ja çfarë ka të veçantë

0
Gjigandi

Kylie Jenner ka shtuar në koleksionin e makinave luksoze të saj një tjetër Rolls Royce.

Miliarderja 22 vjeçare ka ndarë me 186 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa foto e video të mjetit të personalizuar që kushton më shumë se 300 mijë dollarë.

“E porosita thuajse një vit më parë, e më në fund më erdhi,” shkruan Kylie në story-n e parë, para se t’i tregonte ndjekësve dizajnin ngjyrë pink brenda makinës.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” i është referuar Rolls Royce-it si “makina e saj e re si mama”, dhe zbuloi edhe detajin e veçantë, shkrimin e gdhendur në të, “Mamaja e Stormit”.

Kylie Jenner zotëron një koleksion super luksoz makinash, përfshirë një Bugatti Chiron të bardhë që kushton rreth 3 milionë dollarë, një Ferrari, një Lamborghini Urus, Mercedes G-Wagon, një Range Rover të zi e shumë të tjera.

RonaTyra

Mikja më e mirë e saj, Stassie Karanikolaou, përmes një videoje të publikuar në Tik Tok pak javë më parë tregoi vilën 36.5 milionë dollarëshe të miliarderes, ku u ndal edhe te Bugatti i Jenner, i cilësuar nga gjiganti francez i automobilave si “makina sportive më e shpejtë, e fuqishme dhe ekskluzive e prodhuar ndonjëherë” në historinë e kompanisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu