Ky është plani i Serie A

0
Gjigandi

Pasi kurba e rasteve me coronavirus në Itali po bije dhe datat për rikthimin e ndeshjeve është zbuluar, tani kanë filluar planet se kur mund të rikthehen tifozët në stadiume.

“Ne po reflektojmë, sigurisht, sepse është vetëm e drejtë të hedhim një hap përpara pas rihapjes,” ka thënë Presidenti i Lecces, Saverio Sticchi Damiani.

“Unë mendoj se nëse është e mundur, do të ishte mirë të krijoni një rotacion midis tifozëve të tanë, duke bllokuar qartë shitjen e biletave të reja. Ne kemi një stadium prej 30,000 ulësesh në Lecce, kështu që do të ishte mirë të ofrojmë disa nga tifozët tanë – në rotacion – një argëtim të vogël, gjithmonë duke ndjekur masat paraprake të nevojshme dhe duke garantuar distancimin shoqëror”, ka shtuar më tej ai.

Federata e futbollit të Italisë mendon që të futen vetëm 300 persona në stadium në një ambient më të hapur dhe një distancë mbi dy metra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu