Kush ishte objektivi i atentatit në Elbasan/ Personazh i njohur për policinë, shoqërohen 10 persona

0
4
Gjigandi

Policia ka shoqëruar dhjetë dëshmitarë okularë të atentatit të dështuar në zonën e stadiumit në Elbasan, të cilët kanë qenë aty kur u qëllua me breshëri ndaj një makine në lëvizje.

Mësohet se objektivi i atentatit ka qenë Ervis Çausholli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Ndërkaq, blutë kanë shoqëruar dhjetë dëshmitarë okularë të atentatit të dështuar në zonën e stadiumit në Elbasan. Ata ndodheshin në skenën e ngjarjes kur ndodhën të shtënat me breshëri në drejtim të makinës tip “Mazda”.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu