Kurdët: Kemi vrarë dorën e djathtë të Al Baghdadit

0
Gjigandi

Milicia kurde në Siri, Njësitë e Mbrojtjes Popullore njoftoi se edhe zëdhënësi i udhëheqësit të Shtetit Islamik është vrarë në një aksion të përbashkët nga forcat amerikane dhe të drejtuara nga kurdët në veri të Sirisë.

Abu Al-Hassan Al-Muhajir dyshohet të ketë qenë dora e djathtë e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr Al-Baghdadi, raporton Reuters.

Forcat Demokratike Siriane thonë se ata synuan një objektiv pranë qytetit kufitar sirian Jarablus, bazuar në inteligjencën nga SDF dhe ushtria amerikane.

Komandanti i SDF, Mazlum Abdi tha se ishte një “vazhdim i një operacioni të mëparshëm” në të cilin u vra lideri i Shtetit Islamik.

Abdi e quajti zëdhënësin Muhajir “dorën e djathtë” të udhëheqësit  të Shtetit Islamik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu