Kupa kthen “dashurinë” mes Napolit dhe Hysajt, ja edhe sa kohë pritet të vazhdojë qëndrimi i tij në Serie A

0
Gjigandi

Elseid Hysaj mund të vazhdojë të luajë për Napolin edhe për një sezon.

Media italiane “Il Mattino” shkruan se mbrojtësi i djathtë shqiptar mund të vazhdojë të luajë me “të kaltrit” edhe edicionin 2020-2021.

Mendohet se shoku i skuadrës dhe “homologu” Kevin Makult mund të largohet pas përfundimit të këtij sezoni. Parakalimi që Hysaj i ka bërë shokut të skuadrës duket se i ka bindur drejtuesit e Napolit që t’i besojnë akoma futbollistit shkodran.

Gjatë kohës që Napoli drejtohej nga Ançeloti, u shtuan zërat se Hysaj do të largohej pas këtij sezoni. Por, emërimi i Xhenaro Gatuzos në pankinën e Napolit riktheu në formacionin bazë Hysajn, duke qëndruar fiks deri në këto momente. Fitorja e Kupës së Italisë ka kthyer klimën e mirë në kampin napolitan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu