Kunguj të mbushur

7


Nga: ZONJA VJOLLCA
700 gr kunguj të njomë
350 gr mish të grirë
2 lgj majdanoz të grirë hollë
Kripë, piper i zi
1 kokërr vezë
30 gr djathë parmixhano
100 gr peksimadhe

Salca:
½ kokërr qepë
500 gr pure domate Star
¾ gota ujë
5 lgj vaj ulliri Olitalia

Fillimisht pasi i kemi larë dhe tharë mirë kungujt i presim në copa me gjatësi 6-7 cm. Më pas me ndihmën e një thike të hollë largojmë komplet pjesën e brendshme të kungullit duke lenë muret anësore 0.5 cm dhe duke formuar hapësira brenda si tub.

Tulin e kungullit e copëtojmë në copëza shumë të vogla (të grira imët). Vendosim kungullin e grirë në një tas, shtojmë mishin e grirë, majdanozin e grirë, kripë, piper të zi, 1 kokërr vezë, djathë parmixhano të grirë hollë dhe pak peksimadhe. Këtë të fundit e shtojmë gradualisht duke parë kosistencën e brumit. Me masën e përgatitur mbushim hapësirat e kungullit. Nëse tepron brumë nga mbushja me mish të grirë formojmë toptha të vegjël qofteje të cilat i lemë të pushojnë 15 minuta dhe më pas i pudrosim shumë lehtë me miell.

Vendosim në zjarr një tigan me vaj ulliri Olitalia, 1 thelpi hudhër, një gjysëm qepe të grirë në fije. E kaurdisim qepën derisa të zbardhet lehtë dhe më pas shtojmë purenë e domates Star. E lemë salcën të ziejë për 3-4 minuta duke e rregulluar shijen me pak kripë. Shtojmë më pas kungujt e mbushur dhe i lemë të ziejnë në salcë për 5 minuta, më pas i kthejmë nga ana tjetër, shtojmë ¾ gotë ujë dhe i lemë përsëri të ziejnë për 10-15 minuta të tjera. Nëse kemi përgatitur qofte të vogla i vendosim dhe ato të ziejnë së bashku me kungut e mbushur.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

You might also like
Comments